BOTA /

VIDEO/ Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 1450 viktima deri më tani! Dhjetëra mijëra të zhdukur

Sipas OKB, mendohet se rreth 50 mijë njerëz mund të jenë ende nën rrënoja.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 1450 viktima

Venezuela po përjeton një prej momenteve më të vështira në historinë e saj pas goditjes shkatërrimtare nga 2 tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë secili 7.5 ballë. Deri më tani bilanci i viktimave ka arritur në 1450 persona ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Autoritetet bëjnë me dije se 77 ndërtesa janë dëmtuar rëndë, ndërsa 189 prej tyre janë shembur plotësisht. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, rreth 50 mijë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Pavarësisht ditëve që kanë kaluar nga tërmetet, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin ende të mbijetuar nga rrënojat. Në qytetin bregdetar Caravajeda, një burrë dhe djali i tij adoleshent u shpëtuan të gjallë pothuajse katër ditë pas katastrofës. Ata u nxorën nga rrënojat nga ekipet amerikane dhe franceze të shpëtimit, të rraskapitur, por të gjallë.

Pamjet e një burri tjetër që shpërthen në lot sapo nxirret nga rrënojat janë bërë virale në rrjetet sociale, duke simbolizuar dramën, por edhe shpresën që ende ekziston mes shkatërrimit. Versus.al

Poll