POLITIKË /

“Të jeni më aktivë në rrjetet sociale”, porosia e Ramës në mbledhjen me deputetët e PS

Kërkesa e Ramës vjen në momentin kur pjesa më e madhe e deputetëve nuk janë shumë aktivë përballë protestuesve që prej një muaji kanë shpalosur kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike.

Shkruar nga Versus

“Të jeni më aktivë në rrjetet sociale”, porosia

Sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh në Kuvend me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Rama u ka kërkuar ligjvënësve socialisë që të jenë edhe më aktivë nëpër rrjetet e tyre sociale dhe në Kuvend.

Kërkesa e tij vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar të deputetëve socialistë nuk kanë qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale kundrejt protestuesve të cilët nuk i kanë kursyer komentet e tyre nëpër faqet zyrtare të tyre të socialistëve.

Në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila më herët ka kërkuar reflektim për kërkesat e protestuesve. Versus.al

Poll