Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka komentuar debatin e krijuar pas protestave të fundit dhe reagimet që, sipas tij, po zhvillohen në hapësirën digjitale.
Bashkë me postimin, Rama ka publikuar edhe një video, ku shfaqet një i ri që e akuzon për gjendjen e sistemit shëndetësor dhe problematikat që, sipas tij, qytetarët hasin në marrjen e shërbimeve.
Përmes kësaj videoje, kreu i qeverisë i është përgjigjur edhe kritikave që janë adresuar ndaj tij.
Në mesazhin e tij, Rama shkruan se është përballur me atë që e cilëson si "vulgaritetin e mosozotshëm të një zëdhënësi të 'Shqipërisë së Re'", ndërsa u drejtohet edhe qytetarëve që, sipas tij, besojnë sinqerisht te protesta dhe duan të dëgjohen.
Postimi i kryeministrit Rama:

