POLITIKË /

Mes debatit për Llixhat e Bënjës, Rama publikon pamje të vizitorëve: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Në pamjet e publikuara shihen turistë vendas dhe të huaj që shijojnë ujërat termale, zhvillojnë aktivitete si rafting dhe çiklizëm, apo eksplorojnë peizazhin natyror të zonës.

Shkruar nga Versus
Mes debatit për Llixhat e Bënjës, Rama publikon pamje të
Pamje te marra nga Fb i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një postim në rrjetet sociale nga Banjat e Bënjës në Përmet, duke i cilësuar ato si një shembull të zhvillimit të turizmit në vend.

Në pamjet e publikuara shihen turistë vendas dhe të huaj që shijojnë ujërat termale, zhvillojnë aktivitete si rafting dhe çiklizëm, apo eksplorojnë peizazhin natyror të zonës.

“Mirëmëngjes, dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ky reagim vjen pas diskutimeve të ditëve të fundit lidhur me gjendjen e vaskave termale, pasi turistë dhe media raportuan se disa prej tyre ishin pa ujë në kulmin e sezonit veror.

Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunës në këtë zonë u organizua edhe një aktivitet festiv.

Banjat e Bënjës, të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, janë ndër destinacionet më të frekuentuara turistike në Shqipëri./Versus.al

Postimi i Edi Ramës:

 

Tags:

edi rama

Poll