POLITIKË /

Berisha: Do të shkoj në SHBA edhe para se të bëhem kryeministër

I pyetur se kur do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se nuk do të presë të bëhet kryeministër për ta bërë këtë. I pyetur se kur do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se nuk do të presë të bëhet kryeministër për ta bërë këtë.

Shkruar nga Versus

Berisha: Do të shkoj në SHBA edhe para se të bëhem

Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

I pyetur se kur do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se nuk do të presë të bëhet kryeministër për ta bërë këtë.

 “Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inat të Ramës?”, ishte pyetja e një komentuese që Berisha iu përgjigj se do të shkojë  në momentin e përshtatshëm.

"Nuk them se do të shkoj vetëm pasi të fitojmë zgjedhjet, si kryeministër. Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë dhe mund të shkoj për të marrë pjesë në një konferencë”, tha Berisha.Versus.al

 

Poll