POLITIKË /

Punonjësja e administratës shkakton të qeshura: Të shkrihet Korça, të jetë vetëm bashkia e Maliqit

Shkruar nga Versus

Punonjësja e administratës shkakton të qeshura: Të shkrihet

Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në Korçë në kuadër të konsultimeve për reformën e re territoriale, pati një moment të pazakontë. Njëra prej qytetareve të pranishme e cila u prezantua si punonjëse e bashkisë Maliq, tha se kjo bashki nuk duhej shkrirë, por duhej bërë e kundërta. Sipas saj, duhet që bashkia e Korçës të shkrihet dhe kryesorja të jetë ajo e Maliqit. Ky sugjerim i saj ka shkaktuar të qeshura mes qytetarëve të pranishëm.

“Ushtroj profesionin në Bashkinë Maliq si specialiste e Inspektoratit Tatimor. Bashkia Maliq nuk duhet të shkrihet. Bashkia Maliq duhet të qëndrojë Bashki, por edhe jo vetëm si bashki, por Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq (dëgjohen të qeshura në sallë). Kam ato timet, pastaj qeshni dhe zgërdhihuni ju këtu. Më prisni të mbaroj, pastaj mund të qeshni dhe të bëni anti-replikë. Kur unë si një punonjëse administrate vij tek posta këtu në postë në Korçë, nuk na shërbehet sepse vijmë nga zona e Maliqit, unë jam banore e Korçës, por vetëm punë e kam në Maliq”, deklaroi qytetarja. Versus.al

 

Poll