POLITIKË /

PD: Protesta, instrumenti kryesor për zgjidhjen e krizës politike

PD thekson se situata aktuale në vend përbën një krizë të thellë politike, institucionale dhe morale, e cila sipas saj kërkon zgjidhje përmes presionit qytetar dhe protestës

Shkruar nga Versus

PD: Protesta, instrumenti kryesor për zgjidhjen e krizës politike

Partia Demokratike ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej disa javësh, duke e konsideruar atë si një nga format kryesore për adresimin e krizës politike në vend.

Në një deklaratë për mediat, selia blu vlerëson edhe letrën e firmosur nga 260 personalitete shqiptare në diasporë, mes tyre akademikë, shkencëtarë dhe ekspertë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur mbështetje për kërkesat e protestuesve.

Sipas PD-së, ky qëndrim i diasporës përforcon, siç thuhet në deklaratë, bashkimin e zërit të qytetarëve brenda vendit me atë të elitës shqiptare jashtë kufijve.

“Partia Demokratike e Shqipërisë vlerëson letrën e 260 personaliteteve shqiptare në botë që mbështesin kërkesat e lëvizjes qytetare”, thuhet në reagim.

PD thekson se situata aktuale në vend përbën një krizë të thellë politike, institucionale dhe morale, e cila sipas saj kërkon zgjidhje përmes presionit qytetar dhe protestës.

“Protesta është instrumenti kryesor për zgjidhjen e krizës së thellë politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin”, thekson deklarata.Versus.al

 

Poll