AKTUALITET /

“Vendimi për Ikballe Berishën është bazuar në informacionet e inteligjencës”, Lamallari: Ja pse u shpall “non grata” aktivistja nga Kosova

Lamallari u shpreh në një intervistë në media, se institucionet përgjegjëse kanë vlerësuar se personi në fjalë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Shkruar nga Versus

“Vendimi për Ikballe Berishën është bazuar në

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka deklaruar se vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë 15-vjeçare ndaj Ikballe Huduti Berishës është marrë mbi bazën e informacioneve të shërbimeve të inteligjencës.

Lamallari u shpreh në një intervistë në media, se institucionet përgjegjëse kanë vlerësuar se personi në fjalë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se Policia e Shtetit dhe strukturat e inteligjencës administrojnë informacione për individë që mund të konsiderohen kërcënim potencial për vendin, duke shtuar se këto masa merren në funksion të sigurisë publike.

Sipas ministrit, vendimmarrja është rezultat i vlerësimeve operative dhe të dhënave të mbledhura nga shërbimet përkatëse, të cilat, sipas tij, tregojnë veprimtari që cenon sigurinë.

Lamallari shtoi gjithashtu se në rast se personi ndodhet në territorin shqiptar, ndaj tij zbatohet edhe urdhri i dëbimit.

Ai nënvizoi se institucionet ligjzbatuese vijojnë punën për identifikimin dhe monitorimin e personave që mund të përbëjnë rrezik, si pjesë e masave parandaluese për garantimin e sigurisë kombëtare.Versus.al

 

Poll