POLITIKË /

Rama publikon videon me vajzat nga Irani: “Turistet” kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës

Rama ka shpërndarë një video ku shfaqen disa të rinj nga Irani që jetojnë në Kanada, të cilët kanë ardhur në Shqipëri dhe janë parë duke marrë pjesë në protestë, duke bërë thirrje kundër qeverisë.

Shkruar nga Versus

 

Rama publikon videon me vajzat nga Irani: “Turistet” kanë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se 26 ditësh në Tiranë kundër projektit në zonën e Zvërnecit.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë një video ku shfaqen disa të rinj nga Irani që jetojnë në Kanada, të cilët kanë ardhur në Shqipëri dhe janë parë duke marrë pjesë në protestë, duke bërë thirrje kundër qeverisë.

Kryeministri i ka cilësuar ata si “turistë të shtirur”, duke pretenduar se prania e tyre ndikon në mënyrën e organizimit dhe në pjesëmarrësit e tjerë të protestës.

“Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur ‘turist’ për të shpëtuar Shqipërinë. Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që ndikojnë për keq tek vajzat dhe djemtë e sinqertë të protestës,” shkruan Rama.

Poll