
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, është marrë në pyetje nga Njësia Antiterror pranë Policisë së Shtetit.
Burime bëjnë me dije se marrja në pyetje është kryer një ditë më parë dhe lidhet me qëndrime të shprehura nga Goxhaj në kuadër të protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Pas këtyre daljeve publike, rasti i tij ka ngjallur reagime dhe debat në skenën politike, ndërsa përfaqësues të qeverisë kanë ngritur akuza lidhur me qëndrimet e tij.
Policia njoftoi gjatë ditës së sotme, se ka proceduar 11 protestues në akuzën e bllokimit të rrugëve në datat 22-23 qershor dhe mes emrave ishte dhe Dritan Goxhaj.
Shfaqja e Dritan Goxhajt në protestë ka ngjallur reagime dhe debat në skenën politike, ndërsa përfaqësues të qeverisë kanë ngritur akuza lidhur me qëndrimet e tij.Versus.al

