POLITIKË /

I kërkohet dorëheqja, Rama nxjerr mesazhin nga ‘i panjohuri': Ndërtove aeroporte e transformove zonat urbane

Për të disatën herë radhazi, kryeministri zgjedh të publikojë mesazhe anonime nga persona të cilët i kërkojnë të mos dëgjojë kërkesën e protestuesve për t'u dorëhequr.

Shkruar nga Versus

I kërkohet dorëheqja, Rama nxjerr mesazhin nga ‘i

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish ditën duke reaguar për protestën që zgjat prej më shumë se 26 ditësh dhe ku qindra mijëra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe të klasës politike që ka qeverisur vendin për 35 vitet e fundit.

Teksa poston fotografinë e atleteve të tij, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një mesazh për të cilin pretendon se ia ka dërguar një tjetër numër i panjohur. Në mesazh thuhet se protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e një personi i cili sipas ‘numrit të panjohur’ ka ndërtuar aeroporte, ka transformuar zonat urbane dhe ka transformuar ekonominë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë????

Manifesti i (s)dorëheqjes! 

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si 'Millennials' me shpresën që "Gen Z" nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapen!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu...në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri. Versus.al

Poll