Prej disa ditësh, një nga figurat e njohura të politikës, deputet i PD i zgjedhur disa herë, sot i larguar nga PD, Edmond Spaho, përmes mesazheve në rrjetet sociale i kërkon kryeministrit Edi Rama të mos japë dorëheqjen sic po ja kërkojnë protestuesit prej gati një muaji.
Në mesazhin më të fundit drejtuar Ramës, Spaho thotë se arsyeja pse ai nuk duhet të dorëhiqet është fakti se ikja e tij do ti bënte vendit dëmin më të madh sesa e shkuara e kryeministrit.
“Demi me i madh qe do i beje ketij vendi nuk jane e shkuara jote, por nese do te ikje nga presioni i kesaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, percarese midis shqiptareve ne rajon dhe kunder integrimit te Shqiperise ne BE.
Kujto qe demi qe do i besh vendit, duke e lene ate ne duart e atyre qe duan ta zgjedhin qeverine me short dhe hienave politike qe presin te kapin cfare te kapin, do jete i tille qe ti nuk do i shpetosh pergjegjesise edhe kur ndoshta te mos jesh ne kete bote”.
I njohur për qëndrimet kritike ndaj partisë ku ka aderuar prej vitesh si anëtar dhe i zgjedhur si deputet dhe sidomos ndaj Berishës, Spaho thotë se “meqenese po flet per sinqeritet ne bulevard, kujto endrat-makth te personazhit te Kadarese tek Dimri i Vetmise se Madhe.
Nese cedon, mos u habit qe mund te vije nje dite qe eshtrat e tua ti terheqin zvarre ne bulevard si ne endrrat e atij "reaksionarit".
Por ky status ka shkaktuar reagime, dy prej të cilëve, analisti Mentor Kikia dhe ekspertja e ekonomisë, ish-zv/ministrja në qeverisjen socialiste Irena Beqiraj.
Në replikën me Kikian, Spaho tregon mllefin ndaj PD e cila nuk e futi në listat e mbyllura si deputet.
“Ne nivel personal, sikurse e di mire ti Mentor, per shkak te mbeshtetjes te plote qe i dhashe Sali Berishes, ne Tetor 2021 u perjashtuan nga PD Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luan Baci dhe Edmond Spaho. Te gjithe hyne ne listat e mbyllura dhe sot jane deputete, me perjashtim te Edmond Spahos”.
Ndërsa me eksperten Irena Beqiraj shkruan se arshyeja pse i thotë Ramës të mos ikë nga presioni i neomarksistëve, fondamentalistëve islamikë, sillogjeve të Epirit, xhamillarëve të Tetovës e Prishtinës, proletarëve të gjith botës që nuk kanë prapanicë në vendin e tyre e duan ta rrezojnë Trumpin në Tiranë.
“Ambientalistëve fondamentalistë që për fondet që marrin duan që në Shqipëri të ketë vetëm zogj dhe kafshë të egra, të atyre që duan të fusin përcarje midis shqiptarëve në rajon dhe atyre që nuk duan integrimin europian të vendit”, shkruan Spaho, që nga mesazhi ngjason sikur ta kishte shkruar një deputet i grupit parlamentar socialist.
Spaho, sikurse Rama e të gjithë depupetët e PS, ka sulmuar cdo protestues që ka folur në protestë, përfshi dhe eurodeputeten italiane dhe një gazetare polake.
Spaho thotë se qëndrimi i tij është i një qytetari të lirë, që nuk është pjesë e asnjë liste, as tek lista e Asamblesë por as tek listat e Saliut apo Edit.
“Jam i lire dhe flas sipas bindjes sime, pa kërkuar ndonjë shpërblim”, shkruan Spaho në replikën me Irena Beqirajn.

