POLITIKË /

Kërkesat për shpërndarje parlamenti, Balla: Tollumbacja e protestës ka plasur, këtë mendon shumica e shqiptarëve

Shkruar nga Versus

Kërkesat për shpërndarje parlamenti, Balla: Tollumbacja e

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar sot në selinë e Kuvendit. Duke u shprehur për protestën, Balla e konsideroi si një “tollumbace të plasur”. Sipas tij, protesta është fryrë nga vende të tjera të rajonit që e shohin Shqipërinë si konkurrente në turizëm.

“Pozicionin tim e dini lidhur me këtë protestë. Respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për çështje që lidheshin me dyshime lidhur me respektimin e normave mjedisore në një investim që do të bëhet domosdoshmërisht sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë se vjen një herë në nuk e di sa dekada. E kam thënë se brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që e kanë fryrë këtë tollumbace që ka plasur tanimë, duket qartë janë interesa që lidheshin me konkurrencë rajonale turistike me intererferenca të huaja nga vende jo miqësore me Shqipërinë. Dita ditës kjo histori po zbardhet, ky tollumbac po shfryhet, I plasur tanimë në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”- tha Balla.

Sa i takon kërkesës së protestuesve për shpërndarjen e Kuvendit, Balla tha se tanimë protestuesit kanë harruar shkakun për të cilin nisi revolta e tyre. Ndërsa tha se se protesta e qytetarëve u është vjedhur.

“Unë po ju them bindjen e shumicës shqiptarëve. Nuk kemi të bëjmë me një protestë që lidhi për një rast për të cilin ndajmë të njëjtin shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec ishte e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata që u ngritën nuk flasin më. Të vetmit që flasim për atë jemi ne. Sot protestën ua kanë vjedhur, se kush ua ka vjedhur, ne e dimë dhe të gjithë shqiptarët e dinë”- shtoi deputeti. Versus.al

Poll