POLITIKË /

"Të dorëzojë mandatin, i takon PS", Balla për Koçekun: Nuk u zgjodh nga qytetarët

Kreu i grupit parlamentar socialist tha se Koçeku kishte qenë në listën e mbyllur dhe se për këtë arsye nuk ishte e zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga qytetarët.

Shkruar nga Versus
"Të dorëzojë mandatin, i takon PS", Balla për
Marjana Koçeku, Taulant Balla

Taulant Balla pati një koment edhe për qëndrimet e deputetes së pavarur Marjana Koçekut e cila javë më parë doli nga grupi parlamentar i PS. Balla tha se Koçeku duhej ta dorëzonte mandatin pasi sipas tij, mandati i takon PS-së dhe jo asaj. Për këtë arsyetim Balla u mbështet në faktin se Koçeku nuk është zgjedhur nga qytetarët drejtëpërdrejt, por ka qenë në listat e mbyllura.

“Nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin se ia ka dhënë PS, nuk është person i votuar drejtpërsëdrejti”- tha Balla. Versus.al

 

Poll