
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba për herë të dytë. Veliaj ka marrë leje nga SPAK për të lënë përkohësisht qelinë e paraburgimit për të parë djalin e tij të porsalindur.
Ai udhëtoi nga burgu i Durrësit drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten Ajola Xoxa e cila gjithashtu është e pandehur në dosjen e tij hetimore.
Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur 13 akuza ndaj tij duke e akuzuar për 5 vepra penale, konkretisht: korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Versus.al

