AKTUALITET /

Dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit, humb jetën një pushues në Jal

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rrëshqitur dhe gjatë rënies është përplasur me forcë në kokë, duke pësuar dëmtime të rënda

Shkruar nga Versus

Dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën turistike të Jalës, ku një pushues ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht brenda dhomës së hotelit ku po qëndronte.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rrëshqitur dhe gjatë rënies është përplasur me forcë në kokë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, personeli mjekësor ka mbërritur në hotel për t'i dhënë ndihmën e parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Himarës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima ka pësuar trauma të rënda në kokë, përfshirë fraktura në kafkë dhe dëmtime cerebrale, të cilat rezultuan fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Himarës, të cilët kanë nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes. Deri më tani, pista kryesore që po hetohet është ajo e një aksidenti, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik.Versus.al

 

Poll