AKTUALITET /

VIDEO/ U pickua nga nepërka në një shteg malor, turistja nga Zelanda e Re poston hap pas hapi aventurën e saj në Valbonë

Amy, e cila jeton prej tre vitesh e gjysmë në Zelandën e Re, tregon se ngjarja ndodhi më 21 qershor, rreth orës 10:19. Menjëherë pas pickimit, ajo filmoi gjarprin për ta identifikuar më vonë, u ul në shteg dhe telefonoi numrin e emergjencës 112

Shkruar nga Versus

VIDEO/ U pickua nga nepërka në një shteg malor, turistja nga

Një turiste nga Zelanda e Re ka ndarë në rrjetet sociale përvojën e saj dramatike pasi u pickua nga një nepërkë gjatë një vrapimi në një shteg malor në Valbonë.

Amy, e cila jeton prej tre vitesh e gjysmë në Zelandën e Re, tregon se ngjarja ndodhi më 21 qershor, rreth orës 10:19. Menjëherë pas pickimit, ajo filmoi gjarprin për ta identifikuar më vonë, u ul në shteg dhe telefonoi numrin e emergjencës 112. Për shkak të terrenit të vështirë dhe problemeve me komunikimin, ekipet e shpëtimit nuk arritën ta lokalizonin menjëherë.

Më pas, Amy kontaktoi babanë e saj në Australi, i cili i kërkoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit Ëhat3Ëords. Njëkohësisht, ajo njoftoi edhe pronarin e një bujtine në Shkodër, i cili komunikoi me autoritetet lokale përmes ËhatsApp, duke ndihmuar në orientimin e ambulancës drejt vendit ku ndodhej turistja.

Gjatë kohës së pritjes, Amy pranon se fillimisht improvizoi gabimisht një turniket me rrobat e saj, por më pas, sipas udhëzimeve që mori, e hoqi atë dhe vendosi një fashë kompresive, ndërsa qëndroi e palëvizshme deri në mbërritjen e ndihmës.

Ajo rrëfen se frika më e madhe ishte fakti se ishte pickuar nga një prej gjarpërinjve më helmues që gjenden në Shqipëri. Megjithatë, ajo vazhdoi të dokumentonte çdo moment të përvojës së saj, duke ruajtur qetësinë dhe madje duke bërë humor, pavarësisht dhimbjes dhe ankthit.

Në mesazhin e saj, Amy thekson se sinjali i telefonit celular ishte vendimtar për shpëtimin e saj. Ajo u bën thirrje të gjithë turistëve që eksplorojnë zonat malore të pajisen me mjete emergjence si inReach ose Personal Locator Beacon (PLB), të përdorin aplikacione për ndarjen e vendndodhjes si Ëhat3Ëords dhe të mbajnë gjithmonë me vete një çantë të ndihmës së parë.
Në fund të rrëfimit, turistja falënderon banorët vendas dhe autoritetet shqiptare për reagimin e shpejtë, duke theksuar se ndihma e tyre ishte vendimtare. Fatmirësisht, Amy është tashmë jashtë rrezikut dhe e ka kthyer këtë përvojë traumatike në një mesazh shprese: edhe në situatat më të vështira, nuk duhet humbur kurrë shpresa.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e turistes është e mirë dhe ajo ka marrë mjekimin e nevojshëm për pickimin nga nepërka.
‘Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Verore në Valbonë reaguan menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë në terren dhe duke e transportuar pacienten drejt strukturave shëndetësore. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, turistja gëzon shëndet të plotë”, thotë ministria në njoftimin e saj.

 

 

 

Poll