AKTUALITET /

"Më pushkatoni, jam penduar", i moshuari që vr*u vëllain për tokën braktiset nga familjarët: Do ia jepja të gjitha

76 vjeçari ka deklaruar se nëse koha do të kthehej pas, do t'ja jepte të gjitha pronat vëllait të tij.

Shkruar nga Versus

"Më pushkatoni, jam penduar", i moshuari që vr*u

Muhamet Rreshka, 76 vjeçari i cili disa ditë më parë vrau vëllain e tij në fshatin Agonas të Kavajës, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit. I moshuari u shfaq tejet i penduar në gjykatë ku nuk pati asnjë familjar të pranishëm.

I pyetur se çfarë kërkese kishte, i moshuari ka thënë “tani nuk më ka ngelur më asgjë, vetëm të më pushkatoni”.

Avokatja e të moshuarit ka thënë se ai kishte deklaruar se po të kthehej pas në kohë do t’ja linte vëllait të tij të gjitha, tokën e shtëpinë vetëm që të mos arrinte në këtë pikë. Në dëshminë e bërë ai ka pranuar se pre vitesh nuk kishte folur me të vëllain deri në natën e krimit kur viktima kishte tentuar ta shtynte me zetor përse po kalonte tek rruga e tij. Versus.al

Poll