
Katër turistët e bllokuar mesditën e djeshme në kanionet e Gjipesë në Himarë janë shpëtuar pas 8 orësh kërkimi të forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të specializuara të kërkim-shpëtimit. Operacioni i kërkim-shpëtimit dhe përfshiu efektivët e Policisë së Shtetit, alpinistët e FNSH-së, Njësinë Delta, zjarrfikësit e Himarës, ekipin mjekësor dhe një helikopter të Forcave të Armatosura.
Rreth orës 20:00 u bë e mundur evakuimi me helikopter i dy turistëve të parë, ndërsa rreth orës 23:00 ekipet nxorën edhe dy turistët e tjerë nga kanionet. Njëri prej tyre, i cili kishte pësuar dëmtime pas rënies në humnerë, mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.
Autoritetet u bëjnë apel turistëve të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, për të parandaluar incidente të ngjashme. Versus.al

