
Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti trafiku të ndodhur në vendin e tij të punës.
Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e tij përmes postimit në rrjetet sociale ku kanë treguar edhe rrethana për ngjarjen tragjike. Ata rrëfejnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinësn ë momentin kur Gashi kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u përplas nga një automjet.
“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Versus.al

