AKTUALITET /

Vrasja e Eglant Koçit, prokuroria kërkon të kontrollojë kompjuterat

Prokuroria ka kërkuar leje për kqyrjen e kompjuterave për të hedhur dritë mbi motivin e vrasjes se Koçit, pasi paraprakisht dyshohet se shkak janë trasfertat kriptovaluta

Shkruar nga Versus

Vrasja e Eglant Koçit, prokuroria kërkon të kontrollojë

Prokuroria e Tiranës do të kontrollojë 4 kompjuterat që u sekuestruan në zyrën e Armand Shakaj, autor i dyshuar i mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij, Eglant Koçi.

Prokuroria ka kërkuar leje për kqyrjen e kompjuterave për të hedhur dritë mbi motivin e vrasjes se Koçit, pasi paraprakisht dyshohet se shkak janë trasfertat kriptovaluta, aktivitet ku ishte i përfshirë Eglant Koci.

Hetuesit shpresojnë që brenda pajisjeve kompjuterike të gjejnë të dhëna që lidhen me aktivitetin ku ishin përfshirë Shakaj dhe Koçi.

Eglant Koçi u zhduk pa gjurmë më 4 qershor dhe pas ditësh të tëra hetimesh dhe kërkimesh trupi i tij u gjet në një humnerë në fshatin Cerujë në Elbasan.

Koçi sipas hetuesve ishte qëlluar me plumb pas koke. Armand Shakaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar, ndërsa ëhstë arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit të krimit.Versus.al

Poll