
Një pushues nga Kosova është gjetur pas 3 orë kërkimesh në bregdetin e Shëngjinit.
Mësohet se ai ishte larguar nga familjarët pa lajmëruar dhe kjo ka alarmuar të afërmit të cilët kanë dyshuar se ndoshta është mbytur në det.
Familja e kosovarit ka lajmëruar policinë e cila u angazhua në një operacion kërkim-shpëtimi duke kontrolluar zonën detare me mjete lundruese.
Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit.Versus.al

