Emiljano Nina, kushëri i biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj, është arrestuar nga policia pasi u kap në banesën e Ilir Selmanit, njërit prej anëtarëve të grupit të vëllezërve Duka në Elbasan.
Nina është kapur në derën e Ilir Selmanit i cili ishte lënë në arrest shtëpie më 19 qershor me vendim të Apelit të Posaçëm ku po gjykohet dosja për vrasjen e ish-oficerit Santiago Malko, njeriut të Ervis Martinajt.
Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit mbeten të paqarta. Por gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe një pistoletë që e mbante me vete.
Kujtojmë se Nina është arrestuar në maj të vitit 2023 në zonën e 5 Majit në Tiranë disa muaj pas një aksidenti të frikshëm te Diga e Liqenit më 22 gusht 2023.
Santiago Malko, i konsideruar si njeri i afërt i Ervis Martinajt, u qëllua për vdekje më 27 gusht 2019 në Tiranë. Për vrasjen e ish-policit është akuzuar grupi rival i Martinajt, ai i Leonard Dukës. Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë ndërsa Leonard Duka dhe Ervis Martinaj flisnin për shlyerjen e borxheve mes tyre në mënyrë që të ndalonin edhe konfliktet që kishin patur. Versus.al

