AKTUALITET /

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija me 8 mijë ton sodë në Greqi

Shkruar nga Versus

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija me 8

Një anije mallrash u përplas me shkëmbinjtë e ishullit Andros në Greqi. Mësohet se anija ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës dhe transportonte rreth 8 mijë ton sodë.

Përplasja me shkëmbinjtë shkaktoi fundosjen e anijes me 9 persona në bord,  tetë shtetas turq dhe një azerbajxhanas. Të gjithë u shpëtuan me sukses falë një operacioni të koordinuar nga Roja Bregdetare.

Dy prej marinarëve u nxorën nga deti nga një anije patrulluese, ndërsa shtatë të tjerë u lokalizuan dhe u shpëtuan në një zonë të vështirë shkëmbore në Andros. Më pas, ata u transportuan në portin e ishullit, ku rezultojnë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacionin e shpëtimit u përfshinë disa mjete detare dhe ajrore, përfshirë dy anije të Rojës Bregdetare, dy të tjera në mbështetje, anija e pasagjerëve “Samos”, tre anije kalimtare si dhe një helikopter i Forcave Ajrore. Kushtet e favorshme të motit ndihmuan në realizimin e suksesshëm të operacionit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit detar. Versus.al

Tags:

greqi

Poll