AKTUALITET /

“Ja pse Rama është personi kyç që duhet të flasë”, avokati i Ilir Metës: Kemi dërguar video në GJKKO, janë 150 dëshmitarë

Çështja ndaj Ilir Meta vijon të shqyrtohet në GJKKO, ndërsa palët pritet të paraqesin provat dhe dëshmitë në fazat e ardhshme të procesit.

Shkruar nga Versus

“Ja pse Rama është personi kyç që duhet të

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka deklaruar për mediat se në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) nuk u arrit të paraqiten provat me dëshmitarë, të cilat sipas mbrojtjes janë të rëndësishme për çështjen në hetim.

Ai bëri me dije se mbrojtja ka dorëzuar materiale video dhe ka kërkuar që si dëshmitar të thirret edhe kryeministri Edi Rama, të cilin e konsideron si një person kyç në disa episode të çështjes.

“Lista do të jetë me persona që kanë dijeni, nis me kryeministrin Edi Rama. Kjo do t’i japë GJKKO dhe Prokurorisë një panoramë më të gjerë”, u shpreh Cakrani.

Sipas tij, mbrojtja synon të paraqesë rreth 150 dëshmitarë, të shoqëruar edhe me materiale video, të cilat sipas avokatit janë të rëndësishme për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Cakrani shprehu gjithashtu pakënaqësi për mënyrën e zhvillimit të seancës, duke deklaruar se media nuk është lejuar të filmojë dhe duke ngritur pretendime për mungesë transparence.

Çështja ndaj Ilir Meta vijon të shqyrtohet në GJKKO, ndërsa palët pritet të paraqesin provat dhe dëshmitë në fazat e ardhshme të procesit.Versus.al.

 

Poll