
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka paraqitur sot në GJKKO biseda të zbardhura nga komunikimet e saj me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe funksionimin e AKEP-it, në tetor 2014.
Ajo i cilësoi këto komunikime si të përdorura në mënyrë selektive në dosje, duke pretenduar se nuk pasqyrojnë kontekstin e plotë të bisedave.
Monika Kryemadhi deklaroi se një pjesë e akuzave ndaj saj mbështeten në komunikime telefonike, të cilat sipas saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë interpretuar në mënyrë të gabuar.
Ajo u ndal veçanërisht te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se nuk ka pasur biseda me të që lidhen me pretendimet e SPAK për korrupsion apo shpërdorim detyre.
Pjesë nga biseda
Monika: Por Pirro thotë ta mbyll si procedurë unë se s’më vinë më
Ahmetaj i kishte thënë që ti bëjë si treg dhe qeveria bën shitjen
Edi Rama: Do flas me Ahmetajn e të them po u nis në USA sot
Monika Kryemadhi: Prandaj ti kishe mbledh të tre dhe merrje vendimin që të jesh në rregull
E di që s’ke nerva por amc nuk bëhet as me Nakon as me Blacon, duhet vendimi në Mynih ku tu thuhet se kemi nevojë për këtë gjë
Edi Rama: e di e di e kam të qartë
Monika: Se ata i marrin vendimet, Blaco në nëntor ikën për fare dhe vetë sdo me e dit
Se harrova, faleminderit shumë për respektin se gjithë jetën kam qenë o tek autobusi i regjisë o në fund të sallës, mu dukte vetja sot si
Edi Rama: he me he boll tani ej
Plus që sic e di dhe ti pavarësisht cudirave që na kanë ndodh e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija, shija dhe shija është çudi më vete
Monika; për zotin u emocionova se s’jena mësu, kena harru po shyqyr ka njerëz që mendojnë mirë për ne
Monika: Se ata i marrin vendimet
Ilir e ka zgjedh më tha Sajmja, dhe thashë cfarë zgjedh ky mor burrë
Edi Rama: e me sic e ka iliri naiher për të ndihmu e respektu njerëz aman po ktu është hall i madh. Unë asnji, asnji, jo jo policët nuk I kuptoj e s’I gjej dot kush rre e kush t’qa ditën msi t’ka vra natën
Monika: po po
Ja kam marrë vikes me protokoll
Edi Rama: buza e liqenit rruges per pg
Kryemadhi: Baba Taku tani aty do pleqëroka
Kryemadhi: apo është në Pogradec
Edi Rama: projekti, projekti

