AKTUALITET /

Kallas jep lajmin nga Shkupi: BE mbështet Maqedoninë e Veriut. Integrimi më i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas theksoi mbështetjen e plotë të BE-së për rrugëtimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke deklaruar se “vendi e ka vendin e tij natyral në Bashkimin Evropian”.

Shkruar nga Versus

 

Kallas jep lajmin nga Shkupi: BE mbështet Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shkup, ku u takua me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas theksoi mbështetjen e plotë të BE-së për rrugëtimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke deklaruar se “vendi e ka vendin e tij natyral në Bashkimin Evropian”.

Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të rëndësishëm drejt reformave dhe ne do të vazhdojmë të jemi partnerë të fortë në këtë proces,” u shpreh Kallas, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit dhe përparimit demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana e tij, kryeministri Mickoski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe theksoi angazhimin e qeverisë së tij për të avancuar në reformat e nevojshme për anëtarësimin në union.

Vizita e Kallas vjen në një moment kyç për rajonin, ku përshpejtimi i procesit të integrimit europian shihet si një faktor vendimtar për stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë. /Versus.al

Poll