AKTUALITET /

Kandidati i fundit për Kreun e SPAK, Klodian Braho: Kam konfiskuar 18.4 milionë euro, dyfishi i buxhetit të Prokurorisë së Posaçme!

Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho gjatë seancës së intervistimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vuri në dukje përvojën e tij në hetimin e çështjeve të rëndësishme që përfshijnë zyrtarë të lartë të shtetit dhe funksionarë të drejtësisë.

Shkruar nga Versus
Kandidati i fundit për Kreun e SPAK, Klodian Braho: Kam konfiskuar 18.4
Klodian Braho para KPL-së

Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho gjatë seancës së intervistimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vuri në dukje përvojën e tij në hetimin e çështjeve të rëndësishme që përfshijnë zyrtarë të lartë të shtetit dhe funksionarë të drejtësisë.

Braho theksoi se në një sërë rastesh, kërkesat e tij për masa sigurie nuk janë pranuar nga gjykata, por pas ankimeve të paraqitura nga ai, Gjykata e Apelit ka vendosur sipas kërkesave të prokurorisë.

Ai nënvizoi edhe punën e bërë në drejtim të goditjes së pasurive të fituara nga veprimtari kriminale, duke theksuar një rast të rëndësishëm të vitit 2023, ku u konfiskuan 18.4 mln euro, nje shume sa dyfishi i buxhetit te SPAK ne ate kohe.

Klodian Braho: Disa nga çështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Ju kam paraqitur cështje penale me zyrtarë të lartë shtetërore dhe funksionarë të drejtësisë, për të cilët jo gjithmonë gjykata ka pranuar kërkesat për masë dënimi.

Në këto raste kam paraqitur ankim dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit.

Lidhur me zyrtarë të  lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. Dua të sjell në vëmendje vetë një rast në 2023 është konfiskuar një shumë prej 18.4 mln euro, ne origjine nga veprimtaria kriminale, të cilat i përkisnin një organizatë kriminale.

Sjell në vëmendjen tuaj se kjo shumë është sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë vit që ka qenë 8.9 mln euro.

Poll