AKTUALITET /

Kapen 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 kinezë! Dr*ga vinte nga Tajlanda, ishte ndarë në 4 valixhe

Kinezët kishin udhëtuar tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat sinjalizuan autoritetet shqiptare për mbërritjen e tyre në aeroportin e Rinasit.

Shkruar nga Versus
Kapen 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 kinezë! Dr*ga vinte nga
Valixhet brenda të cilave ishte futur kanabisi

Tiranë- Dy kinezë janë arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar një sasi prej 61 kilogramësh kanabis me përqindje të lartë THC-je (kanabis laboratorik).

Lënda narkotike ishte e ndarë në 4 valixhe. Shtetasit e huaj të identifikuar si Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç, kishin udhëtuar nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara për të mbërritur më pas në Shqipëri. Pala shqiptare u sinjalizua nga autoritetet e huaja dhe dy kinezët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas.

Droga ka një vlerë të konsiderueshme në tregun e lëndëve narkotike për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së, ndërsa hetimet vijojnë për zbulimin e rrjetit të mundshëm të trafikut dhe lidhjet e dy të arrestuarve me grupet kriminale. Versus.al

Poll