AKTUALITET /

Kapet banda e drogës në Korçë: Pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorë në pranga

Policia e Korçës finalizoi operacionin “Zëmblaku”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Gjatë kontrolleve u sekuestruan kokainë, cannabis, një armë pa leje, automjete, celularë dhe para të gatshme. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Shkruar nga Versus
Kapet banda e drogës në Korçë: Pronari i lokalit dhe dy
Pamje nga aksioni

Policia e Korçës finalizoi operacionin e koduar “Zëmblaku”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë:

A. C., 36 vjeç, banues në Korçë, pronar i një lokali bar-kafe;

A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;

P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, lokali në pronësi të A. C. përdorej për shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u sekuestruan: një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, tre celularë dhe një DVR.

Po ashtu, gjatë kontrollit të automjeteve në pronësi të A. C. dhe A. H., u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Hetimet e kryera kanë identifikuar rolet e secilit të arrestuar: P. Gj. dyshohet si porositës i lëndës, A. H. si transportues, ndërsa A. C. dyshohet se kryente shitjen.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndërsa policia vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëmblaku”.
Përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.
Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.
Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientin e një lokali shitej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe si rezultat me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zëmblaku”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. C., 36 vjeç, banues në Korçë;

-A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;

-P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit A. C., në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR.

Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të shtetasit A. H., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. Gj., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit A. C., dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Tags:

polici droge

Poll