AKTUALITET /

KAS rrëzon vendimin e KQZ për të ndarë veç zarfet me votat e ardhura nga Greqia

Me shumicë votash, vendimi u mor gjatë mbledhjes së dytë për ditën e sotme, pas dëgjimit të pretendimeve nga PS dhe PD.

Shkruar nga Versus

KAS rrëzon vendimin e KQZ për të ndarë veç zarfet me

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të rrëzojë vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi lidhur me pretendimet për votat e Greqisë.

Me shumicë votash, vendimi u mor gjatë mbledhjes së dytë për ditën e sotme, pas dëgjimit të pretendimeve nga PS dhe PD.

Kjo ka hapur rrugën për numërimin e votave. Në vendimin e KAS, u theksua se është pranuar kërkesa ankimore e PS-së, duke konstatuar pavlefshmërinë absolute të vendimit të komisionerit të zgjedhjeve.

"Pas zhvillimit të seancës, KAS u tërhoq për vendim dhe me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimorë të aubjektit PS, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit të zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në kolegjin zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.", njoftoi KAS. 

Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e vendimit të Celibashit. Ky i fundit parashikonte që çdo zarf nga diaspora të lihet mënjanë në një kuti të posaçme.

Kujtojmë se KAS e shtyu fillimisht mbledhjen gjatë paradites së sotme për të marrë vendimin në lidhje me votat e Greqisë.

 

Poll