
Vlorë- Gjashtë persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Sarandës mbrëmjen e djeshme pas një sherri masiv të ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit në vendin e quajtur “Ekualipsi”.
Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushte e sende të forta.
Forca të shumta policie dhe FNSH shkuan në vendngjarje dhe shoqëruan në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 persona, ndërkohë që mësohet se qytetarë të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. Versus.al

