AKTUALITET /

Kërkesa e Ilir Metës për GJKKO-në: Të mos futem në “kafazin e xhamit’ gjatë seancave gjyqësore

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një kërkesë drejtuar GJKKO-së në lidhje me trajtimin e klientit të tij duke pretenduar se atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese.

Shkruar nga Versus
Kërkesa e Ilir Metës për GJKKO-në: Të mos futem në
Foto montazh: llir Meta brenda kabinës së xhamit

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një kërkesë drejtuar GJKKO-së në lidhje me trajtimin e klientit të tij duke pretenduar se atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese, ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e vendosjes së tij në kafaz hekuri apo kabinë xhami gjatë seancave gjyqësore.

Në kërkesë thuhet se ky trajtim i Metës e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave, krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar” dhe ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.

Kërkesa e Ilir Metës për GJKKO-në: Të mos futem në

Kërkesa e Ilir Metës për GJKKO-në: Të mos futem në

Kërkesa e Ilir Metës për GJKKO-në: Të mos futem në

 

 

Poll