AKTUALITET /

Kërkesa e Metës dhe Kryemadhit për lënien e qelisë dhe heqjen e masave, caktohet gjyqtarja

Shkruar nga Versus

Kërkesa e Metës dhe Kryemadhit për lënien e qelisë dhe

Igerta Hysi është gjyqtarja e caktuar nga Apeli i GJKKO për seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për t’u liruar nga qelia dhe e Monika Kryemadhit për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pritet që Hysi të caktojë edhe datën kur do të mbahet seancë, brenda një afati 10 ditor. Në deklaratat e bëra për mediat më 4 nëntor, Kryemadhi paralajmëroi zhvillime të mëtejshme ndërsa pati edhe paralajmërime për kryeministrin Edi Rama pas lajmeve të publikuara se “peshku i madh” në telefonin e saj ishte vetë kreu i qeverisë.

Ilir Meta u arrestua me dhunë më 21 tetor teksa hynte në Tiranë i shoqëruar nga sekretari organizativ i Partisë së Lirisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për tre vepra penale: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën kreu i Partisë së Lirisë e ka akuzuar nëpërmjet statusve të tij në facebook, se ajo ka qenë personi që merrej me pagesat e bëra për të cilat SPAK pretendon se nuk janë deklaruar.

Në masën detyrim paraqitje janë lënë edhe bashkëpunëtorët e tyre Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, për të cilët do të trajtohet gjithashtu kërkesa që kanë bërë për heqjen e këtyre masave. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: