Ish-presidenti Ilir Meta ditën e sotme në orën 10:00, paraqitet në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me 21 janarin e vitit 2011, protestën para kryeministrisë ku u vranë 4 protestues që morën pjesë në demonstratën e organizuar nga opozita e kohës, Partia Socialiste.
Ka qenë Meta ai i cili iu drejtua me kërkesë SPAK-ut për t’u pyetur lidhur me 21 janarin duke pretenduar se për shkak të postit që kishte mbajtur si zv.kryeministër në qeverinë e Sali Berishës, ka të dhëna që mund t’i shërbejnë hetimit.
Për hetimet që po kryhen rreth ngjarjes, kanë dhënë dëshmi në SPAK edhe ish-presidenti i asaj periudhe, Bamir Topi, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha i cili ishte ministër i Brendshëm. Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Versus.al

