AKTUALITET /

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rusia “lobon” pro dënimit të Thaçit

Haga ka vendosur të shpallë vendimin për 4 ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator

Shkruar nga Versus

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rusia

Rusia ka ashpërsuar retorikën kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së të cilët mbahen në paraburgim prej 6 vitesh me akuzën për krime lufte.

Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova nga një deklaratë për shtyp u shfaq besimplotë se Gjykata Speciale në Hagë do të japi drejtësinë e merituar, duke nënkuptuar dënim për Hashim Thaçin dhe të tjerët.

“Gjykimi qe po zhvillohet aktualisht ne Hage, për të qënë e sinqertëë është shpresa e fundit për drejtësi. Siç e keni dëgjuar është thënë shumë se konflikti në Kosovë gjoja ishte një luftë për pavarësi.

Po zhvillohet një glorifikim i qëllimshëm dhe i pajustifikuar, duke u përpjekur ti jepet një pamje fisnike një situate që në realitet ishte një terror i zgjatur nga bandat e fshehta të shqiptarëve të Kosovës.

Thelbi i vërtet i kësaj po zbardhet tani në Gjykaten Speciale në Hagë”.

Më herët shefi i politikës së jashtm Sergei Lavrov deklaroi nga Ankaraja se nuk ka më kuptim të vihet në diskutim veprimtaria e UÇK-së, ajo për të është një organizatë terroriste.

Procesi gjyqësor  ka qënë i shoqëruar me dritëhije gjatë viteve, prokurorë që silleshin si gardianë, përgjime të bisedave me familjarët, apo mijëra faqe me prova që vijnë nga Beogradi. Haga ka vendosur të shpallë vendimin më 16 shtator./Versus.al

 

 

Poll