AKTUALITET /

Këshilli i ministrave: Plazhet publike do të bëhen me pagesë por çmimet do të vendosen nga bashkitë

Shkruar nga Versus

Këshilli i ministrave: Plazhet publike do të bëhen me pagesë

Qytetarët nuk do të përballen me çmime abuzive në plazhet e vendit, sipas vendimit të ri të Këshillit të ministrave. Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar më parë se tashmë bashkitë do të jenë ato që do të përcaktojnë çmimet tavan në çdo stacion plazhi.

Në VKM-sqarohet se çmimet do të vendosen në bazë të zonave dhe standardeve që ofrohem dhe jo më të vendosura arbitrarisht nga subjektet private. Çmimet maksimale do të përcaktohet çdo fillim sezoni nga bashkitë përkatëse për çdo zonë bregdetare dhe çdo subjekt privat do të jetë i detyruar të respektojë maksimumin e caktuar.

Personat që do të abuzojnë me çmimet do të gjobiten, madje do të rrezikojnë të humbasin të drejtën për të menaxhuar plazhin. Paralelisht, bashkitë do të krijojnë zona publike me pagesë të kontrolluar, duke garantuar që bregdeti të mbetet i aksesueshëm dhe me kosto të arsyeshme për të gjithë pushuesit.  Në plazhet publike të menaxhuara nga vetë bashkitë ndalohet kontraktimi apo delegimi i stacionit të plazhit te subjektet private.

Masa janë marrë dhe për rregullimin e nivelit të zhurmave në zonat e plazhit. VKM përcakton gjithashtu dhe hartimin e një plani nga qeveria për kufirin e lejuar të zhurmave nga subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat bregdetare.

Poll