
Klodian Braho është zgjedhur kryetar i SPAK, pasi mori mbështetjen e 7 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Kandidati Adnan Xholi siguroi 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj mori 1 votë. Doloreza Musabelliu mbeti pa asnjë votë në këtë garë.
Me këtë rezultat, Braho merr drejtimin e Prokurorisë së Posaçme për një mandat trevjeçar, duke pasuar kryeprokurorin aktual Altin Dumani. Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor, prej nga do të nisë ushtrimin e funksionit të ri si drejtues i SPAK.
Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:
-Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho
-Zv. Kryetar Erind GËRMENJI -Klodian Braho
-Anëtar Erind MERKURI -Adnan Xholi
-Anëtar Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj
-Anëtar Vatë STAKA -Adnan Xholi
-Anëtar Moisi DUDA -Klodian Braho
-Anëtar Olger EMINAJ -Klodian Braho
-Anëtar Ledina RIZA -Klodian Braho
-Anëtar Arta MANDRO -Klodian braho
-Anëtar Sokol STOJANI -Adnan Xholi
-Anëtar Zeqir HODA -Klodian Braho

