AKTUALITET /

Kokainë nga Amerika Latine e fshehur nën lëkurën e gjedhëve, SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal

Mes të pandehurve janë edhe 2 venezuelianë dhe 1 kolumbian të cilët dyshohet se do bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e gjedhëve.

Shkruar nga Versus
Kokainë nga Amerika Latine e fshehur nën lëkurën e
Aldi Zonja, i dyshuar si kreu i grupit

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri përmes lëkurëve të gjedheve.

Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi.

Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Ccaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian.

Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas një indicie mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish funksioniarit vendor Viktor Ccervanaku, u zbuluan nga policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.

Prokuroria ndau çështjen në fraksion dhe ra në gjurmët e një tjetër grupi kriminal, i cili transportonte kokainës nga Amerika drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve. Versus.al

Poll