AKTUALITET /

Kompjuteri i Dumanit u tentua që të hakërohej 425 herë, zbulohen detaje nga vjedhja e të dhënave të SPAK

Shkruar nga Versus

Kompjuteri i Dumanit u tentua që të hakërohej 425 herë,

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me dosjen hetimore për ndërhyrjen në sistemet kompjuterike të disa prokurorëve të SPAK.

Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë periudhës shkurt–mars të vitit të kaluar, është tentuar të hakërohet plot 425 herë.

Disa ditë më parë, SPAK kaloi dosjen për gjykim për këtë çështje, ku akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si dhe dy persona të tjerë, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Po ashtu bëhet me dije se në shënjestër të grupit ka qenë edhe drejtuesi aktual i SPAK, Klodian Braho.

Gazetari Xhevair Zhabrina ka zbuluar që pasuordet e vendosura nga 3 prokurorët e SPAK, ku u ndërhy nga personat e akuzuar, ishin të thjeshtë. Diçka e tillë është zbuluar edhe nga dëshmia e Arnold Rrokaj, i cili i pyetur në SPAK, rrëfeu se si hyri në kontakt me emailet e prokurorëve të SPAK.

‘’Pasi u hap, nga kurioziteti provova edhe dy përdorues të tjerë, të cilët edhe këta u hapën, po me fjalëkalimin Spak@2019. Ku i shtyrë nga kurioziteti, fillova duke parë materialet që ishin dërguar dhe marrë në email-et e këtyre përdoruesve. Të cilët më pas i kam ruajtur në aparatin tim celular, disa prej të cilave edhe i kam fshirë”, thuhet në dëshminë e tij.

Hetimet kanë zbuluar se përmes hakerimit të email-eve të prokurorëve, të akuzuarit dyshohet se kanë siguruar materiale hetimore sensitive, duke përfshirë dosje që lidhen me çështje të rëndësishme penale.

Ndërsa interesi kryesor i hakërimit, ishte që Agim Ismaili të mësonte nëse kishte ndonjë hetim të eprorit të tij, ministrit në atë kohë të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dosjen hetimore për ndërhyrjen në sistemet kompjuterike të disa prokurorëve të SPAK.

Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, ë gjatë periudhës shkurt–mars të vitit të kaluar, është tentuar të hakërohet plot 425 herë.

Poll