AKTUALITET /

Kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, Operacionalja 'zbarkon' në qelitë e të dënuarve

Forca Operacionale kryen kontrolle të paparalajmëruara në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e aksionit.

Shkruar nga Versus
Kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, Operacionalja
Burgu i Peqinit

Kontrolle të befasishme janë ushtruar mëngjesin e kësaj të shtune në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Aksioni është zhvilluar në mënyrë të paparalajmëruar, ku efektivët kanë kontrolluar qelitë e të dënuarve në këtë institucion, i cili strehon disa nga personat më të rrezikshëm të krimit në vend, të dënuar për vrasje dhe vepra të rënda penale, përfshirë edhe të burgosur me burgim të përjetshëm.

Ende nuk dihet nëse kontrollet janë ndërmarrë mbi bazën e informacioneve për aktivitete të paligjshme brenda burgut, apo në kuadër të masave rutinë për rritjen e sigurisë.

Ky zhvillim rikthen në vëmendje ngjarjen e rëndë të dy viteve më parë në këtë burg, ku u fut një armë zjarri dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, vrau në qeli Arben Lleshin, i ekstraduar nga Anglia. Fillimisht Mjacaj pretendoi konflikt mes tyre, por më pas refuzoi të japë shpjegime, duke ngritur dyshime te organet e akuzës se vrasja mund të ketë qenë e porositur nga jashtë./Versus.al

Poll