AKTUALITET /

Kontrollet e Task-Forcës zbulojnë shkelje në Tiranë, karburante me naftë kontrabandë dhe punonjës në 'të zezë'

Mes shkeljeve të gjetura ishte edhe mungesa e lëshimit të kuponit tatimor.

Shkruar nga Versus

Kontrollet e Task-Forcës zbulojnë shkelje në Tiranë,

Task forca e tatimeve dhe doganave është ndalur këtë herë në sektorin e hidrokarbureve në Tiranë për kontrolle në kuadër të aksionit kundër abuzimeve me çmimet e karburanteve. 

Sipas njoftimit, në disa karburante në Tiranë janë gjetur shkelje të rënda që lidhen me mungesën e lëshimit të kuponave, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë tatimore, mungesë sistemi fiskalizimi dhe mungesa e dokumentacionit tatimor. 

Për rrjedhojë u sekuestruan dokumentet e tyre për të vijuar më tej hetimin e thelluar. Task Forca e krijuar përveç se ka për qëllim të identifikojë rastet e evazionit fiskal, gjithashtu ka si synim të evidentojë edhe abuzimet me çmimet e karburantit apo edhe fiksimin e tyre në një vlerë të caktuar më mënyrë të padrejtë. Versus.al

Poll