AKTUALITET /

Korçë, goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledjon Nallbatit, Alti Nallbati

Nallbati akuzohet për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". 

Shkruar nga Versus

Korçë, goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai

Alti Nallbati, vëllai i kandidatit demokrat Bledjon Nallbati, i cili u përfshi në një sherr me një shofer kamioni në rrethrrotullimin e Bilishtit është arrestuar në flagrancë nga forcat blu.

Sipas  njoftimit të policisë Nallbati ka tentuar të godas me grushte shoferin dhe e ka ofenduar, duke kryer veprime të pa hijshme në publik.

Nallbati akuzohet për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". 

Gjithashtu në këtë konflikt është përfshirë dhe vëllai i tij kandidati për deputet në listat e mbyllura të Partisë Demokratike, Blejdon Nallbati, i cili sipas policisë fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.

Në deklaratat e dhëna në prokurori, dy vëllezërit janë shprehur se kamioni po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe u krijua përshtypja se mund t’i godiste nga pas.

Pamje nga vendi i ngjarjes: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë KorçëSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e  Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.  42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". 

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D. 

Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 ,  në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit  në qytetin e Bilishtit  shtetasi A.N, ka  ndaluar automjetin  me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me  një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë  edhe vëllai i  tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë  nga kamioni shtetasin S.D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: