AKTUALITET /

Korrupsioni tek AKSHI/ Jep dorëheqjen nga detyra Mirlinda Karçanaj, në krye vendoset Igli Tafa

Largimi vjen në një kohë kur ndaj saj ka një procedim penal nga SPAK, i cili e akuzon për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte.

Shkruar nga Versus

Korrupsioni tek AKSHI/ Jep dorëheqjen nga detyra Mirlinda Karçanaj,

Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra si drejtoreshë e AKSHI, pas dorëheqjes me efekt të menjëhershëm që ajo ka paraqitur më 10 shkurt dhe në vend të saj është emëruar Igli Tafa.

Largimi vjen në një kohë kur ndaj saj ka një procedim penal nga SPAK, i cili e akuzon për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte.

Me vendim të GJKKO, Karçanaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Që prej vendosjes së kësaj mase, funksionet drejtuese i kishte deleguar tek vartësja e saj, Romina Kostani, drejtoreshë e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me fonde të huaja.

Në dhjetor 2025, SPAK nisi një hetim mbi procedurat e tenderimit në AKSHI, duke përfshirë dhjetëra prokurime publike me vlera të konsiderueshme.

Nga hetimet, janë dyshuar shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me fonde publike.

Si pjesë e këtij hetimi, SPAK lëshoi urdhërarrest dhe masa sigurie: Karçanaj u vu nën masën “arrest shtëpie” me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa disa zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë u përfshinë në masë sigurie ose arrest me burg.

Hetimi përfshin mbi 12 procedura tenderuese të dyshuara për shkelje./Versus.al

Poll