AKTUALITET /

Kosova ndaloi lëvizjet e kamionëve në autostrada, radhë kilometrike në doganën e Vërmicës

Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Shkruar nga Versus

 

Kosova ndaloi lëvizjet e kamionëve në autostrada, radhë

Kamionët e nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, kanë shënuar radhë të gjata kilometrike në aksin Bardhoc–Vermicë të rrugës Morinë-Kukës.

Sipas informacione për mediat, kamionët që presin të hyjnë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës janë parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës.

Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Edhe pse orari ka përfunduar kamionat po presin për të hyrë në Kosovë kjo edhe nga mos përballimi i këtij fluksi nga autoritet doganore të Kosovës për kryrjen e procedurave diganore.

Tags:

radhe kosove

Poll