AKTUALITET /

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi votat nga Greqia

Në një deklaratë për mediat, KQZ thekson se vendimi i fundit i marrë ka të bëjë vetëm me administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe asnjëherë nuk ka të bëjë me përjashtimin e ndonjë grupi votuesish nga procesi zgjedhor.

Shkruar nga Versus

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi votat nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar zyrtarisht pas disa interpretimeve dhe deklaratave publike lidhur me procesin e numërimit të votave të diasporës. KQZ ka sqaruar se nuk ka asnjë vendim që përjashton votuesit nga Greqia.

Në një deklaratë për mediat, KQZ thekson se vendimi i fundit i marrë ka të bëjë vetëm me administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe asnjëherë nuk ka të bëjë me përjashtimin e ndonjë grupi votuesish nga procesi zgjedhor.

Reagimi i plotë nga KQZ:

Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.

Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.

Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekullime.

Poll