AKTUALITET /

'Krismat nuk kanë qenë më breshëri...'/ Atentati ku humbi jetën shoferi i tij, deputeti i PD-së dëshmon në GJKKO, tregon detaje nga ngjarja

Në Gjykatën e Posaçme vijon procesi për atentatin e 2019-ës, me dëshmi nga Arjan Ndoja dhe Erjon Alibej.

Shkruar nga Versus
'Krismat nuk kanë qenë më breshëri...'/ Atentati
Arjan Ndoja/Pamje nga aksidenti ku humbi jetëm Andi Maloku

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet për atentatin e Shkozetit, të pandehurit Amar Shkëmbi, Vullnet Muça dhe të tjerë janë përballur me dëshmi të rëndësishme nga persona të përfshirë në hetim.

Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka dhënë shpjegime mbi ngjarjet e 1 nëntorit 2019, duke treguar lëvizjet e tij para atentatit ku mbeti i plagosur edhe shoferi i tij, Andi Maloku, i cili humbi jetën më pas.

Ndoja ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në punë dhe më pas është takuar me disa persona në një lokal në zonën e Shkëmbit të Kavajës, përfshirë edhe Aleksandër Lahon.

Sipas tij, gjatë udhëtimit drejt urës së Shkozetit, automjeti është qëlluar me armë zjarri.

Ai ka rrëfyer se fillimisht nuk e ka kuptuar se bëhej fjalë për të shtëna, ndërsa më pas makina ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit.

Ndoja ka deklaruar se pas ngjarjes nuk ka identifikuar autorët dhe se nuk ka pasur informacion të drejtpërdrejtë për motivet e atentatit.

Në të njëjtin proces ka dëshmuar edhe Erjon Alibej, i cili ka folur për njohjet e tij me persona të ndryshëm të përfshirë në ngjarje kriminale dhe komunikime të zhvilluara përmes platformave të enkriptuara.

Alibej ka treguar se ka komunikuar me persona të ndryshëm lidhur me ngjarje kriminale dhe ka dhënë detaje mbi biseda që lidhen me atentate dhe konflikte mes grupeve të strukturuara.

Dëshmi nga gjyqi: 

Arjan Ndoja: Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës, përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike nuk kam pasur asnjë lloje problematike tjetër, kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishtë në emër të bashkëshortes time.

Një muaj para se të ndodhte një ngjarje që e ka përdorur shtetasi i ndjer Andi Maloku.
Në datën 1 nëntor 2019 kam dal nga shpia si zakonisht në orën 7 të mëngjesit kam shkuar tek puna me andi malokun. Rreth orës 12 kam dal nga puna dhe jam zhvendosur në drejtim të lokalit me emrin koral pasi kam qenë i ftuar për drekë me disa persona mes tyre Aleksandër Laho.

Nga ora 13:00 deri rretho orës 16:00 kam qëndruar aty, kemi qenë më dy makina, jami zhvendosur në drejtim të urës së Dajlanit. Në drejtim të automjetit ishte Andi Maloku pasi unë nuk ndihesha mire. Unë ndodhesha në vendin e parë dhe Aleksandër Laho ishte mbrapa, ai kishte dhe makinën e tij por erdhi me mua për të bërë muhabet.

Kur kam dal nga lokali deri kur ka ndodhur ngjarja skam konstatuar asgjë të dyshimtë.

Kur kemi kaluar gomisteria që nis kilometi i parë i autostrades deri tek ura e shkozetit kanë nisur krismat, automjeti im ishte ne karrexhatën ngjitur me trafik ndarsen.

Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtënat me armë zjarri.

Krismat nuk kanë qenë më breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy ormë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuatjes. Që kur kanë filluar krismat deri kur automjeti ka dal nga rruga ka zgjatur rreth 20 sekonda.

Kur u plagos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfundu jashtë rruge.

Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte me i vetdijshëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt.

Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më.

Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtylle kurrizore.

Nuk kam mësuar as më pas iden se kush na ka qëlluar. Për Andi Malokun kam dërguar njërzit e mi që të interesoheshin për gjendjejne tij shëndetësore.

Familjarët nuk dinë asgjë por as i ndjeri nuk ka parë gjë se ato nuk kanë qëlluar paralel kanë qëlluar nga mbrapa.

Përvecsse nga ju si organ prokurorie, apo edhe nga vendimet gjyqësore, nuk ka ardhur askush të na takoje dhë të na thotë se ka ndodhur kjo gjë e arsyen pse e kanë bërë këtë gjën.

Të pandehurit e këtij procesi por gjithashtu edhe të bashkpandehurit në një procedim të lidhur, unë nuk i njoh, Plaurent Dervishin e njoh si emër se ka pasur një procedim në Durrës.

Unë pushimet në 2019 i kam bërë në Shëngjin pasi kam një shtëpi atje.

Unë përgjithësish për drekë ulesha tek Koral dhe tek një lokal Kamelia tek Shkëmbi i Kavajës. Përpara ngjarjes unë skam parë asgjë të dyshimtë. Për shkak të sulmeve politike unë kam pasur dyshimet mos më kanë vënë shërbime të posaçme të policisë, për shkak të vettingut të famshëm, që shumica prej jush e kanë kalu me sukses.

Nuk kam pas dyshime zoti prokuror se po të kisha pasur dyshime nuk do rrija në rrugë që të mësonin dorën në mua. Erjol Halilejn kur e kam parë në gjyq jam kujtuar që e kam pas parë në Durrës.

Tek unë nuk ka ardhur askush për të na takuar, por di që tek familja e Andit kanë vajtur 3-4 veta për tu takuar.

Por më mirë e di babi i Andit, që ju e keni edhe dëshmitar. Mua s'më ka sjell askush porosi.

Rastësit në gjykatën e Durrësit kam takuar xhaxhin e Eriol Halilajt, më tha që kishte dasht të vinte të më takonte, i thashe pse nuk vjen, më tha por ja nipi im. I thashe po çfarë di ti për nipin.

Prokurori: Dor Shabën e njihni, të ka sjell porosi.

Ndoja: Unë e njoh, por nuk më ka sjellë asnjë porosi.

Nuk kam asnjë pasur në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Vullent Muçën se njoh, por nëse bëhët fjalë për Vullnet Muharremin vëllain e Pëllumb MuharremiT e njoh. Në makinë time përvecsse atë ditë ska udhëtuar ndonjehrë. Por takime kemi pasur por skemi pasur asnjë lidhje biznesi me të.

Halit Valterin e njoh por nuk e kam takuar ndonjëherë për punën e ngjarjes, di që i ka ardh një cd nga babi i Andi Malokut, që të trasmetonte pamjet e makinës që u gjet në shkafan.

Kur kam dal ne punë, kam takuar Basri Mecen krej rastësisht, i kam thënë Basirit që më ka ardh një informacion që këtë ngjarje ma ka bërë Plaurent Dervishi, dhe që djali jot mund të ketë qenë në dijeni.

I kam thënë hiqe djalin nga Shqipëria deri sa të sqarohen rrethanat, e ngjarjes. I kam thënë kur të krijoj bindjen time për këtë gjen do të ta them, që të marrësh masat e tuja. Unë edhe sot ja ku jam sepse nuk i kam borxh askujt.

Dëshmia e Erjon Alibejt:

Plaurent Dervishaj e njoh prej vitit 2019 përpara se t’i bëhej atentat në muajin mars ose fillim prilli. Jemi takuar tek “Liri i Cigareve”, ka fabrikë në Librazhd.

Plaurenti erdhi me një djalë tjetër , më vonë e identifikova që ishte “Mond Çekiçi”. Ishte me automjet BMW seria 7, bojqielli e errët.

Arsyeja e takimit ishte për ngjarjet që i kishin ndodhur familjes time. Unë po interesohesha se kush i kishte kryer krimet ndaj familjes time. Plaurenti njihej si “Lenti”. Kam patur aplikacion Encho Chat dhe Sky Eç. Pseudonimet e mia kanë qenë “Noku” dhe “Kumi”. Plaurenti kishte të dyja platformat. Te Sky e kishte pseudionimin “Barcelona”. Kemi komunikuar kur atij iu bë atentati në Durrës. I them shyqyr që shpëtove.

Çfarë merrja unë vesh për atentatin ndaj tij, ia thoja atij. Ai e gjykonte vetë se çfarë vlerësonte si informacione. Në takimin me Plaurentin, emrin e Redjan Rraja e kam dëgjuar për herë të parë kur iu bë atentat një prokurori. Kur u bë atentati e dija mirë që e kishte bërë ai. Kur e pyes Plarentin dhe i them që po si është e mundur që u zbulua kaq shpejt autori, emrin e Redjan Rrajës ma ka thënë Plaurenti. Më thotë po, e kam shok dhe i është futur çunave me zor në makinë, donte të merrte pjesë dhe ai./Versus.al

Poll