
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij, ndërsa Doshi është parë në humor të mirë, duke buzëqeshur dhe shkëmbyer batuta me gazetarët përpara hyrjes në institucion.
Kujtojmë se ky nuk është takimi i parë i tij me SPAK-un.
Më 24 shkurt të këtij viti, ai është thirrur po ashtu për t’u marrë në pyetje.
Në atë rast, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Doshi deklaroi për mediat se ishte pyetur në lidhje me zgjedhjet e vitit 2023 në Rrogozhinë, duke sqaruar se një nga personat me të cilin ishte takuar gjatë fushatës ndodhej nën përgjim nga SPAK./Versus.al







