AKTUALITET /

Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK

Shkruar nga Versus
Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK
Enis Hoxha

Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se Hoxha ka lidhje familjare me Arben Ahmetajn, konkretisht është kunati i ish-zëvendëskryeministrit në arrati.

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK. 

Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të cilat po hetohen. Ish-zv.kryeministri në korrik të 2023-it u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërsa u shfaq në Zvicër ku edhe ka aplikuar për azil politik duke pretenduar se sulmet ndaj tij janë politike dhe madje duke deklaruar se ishte kërcënuar me jetë. 

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre” për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit. Versus.al

Poll