AKTUALITET /

“Kupa është mbushur”, Maks Haxhia për arrestimin e avokatit: Nëse ndodh sërish, bojkoti do zgjasë me muaj

Haxhia shprehu zhgënjim për faktin se asnjë prej organeve si KLP apo KLGJ nuk i kishte kontaktuar për rastin e ndodhur ku u arrestua avokati Ulian Barjami.

Shkruar nga Versus

“Kupa është mbushur”, Maks Haxhia për arrestimin e

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka reaguar për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan nën pretendimin se kishte kërcënuar prokurorin Gjergj Ceka gjatë seancës gjyqësore.

Pavarësisht se Barjami u lirua mbrëmjen e djeshme, bojkoti i paralajmëruar nga avokatët ka vijuar edhe sot dhe do të vazhdojë deri më datë 25 tetor. Haxhia shprehu zhgënjimin për mos-reagimin nga ana e KLP dhe KLGJ për rastin dhe tha se duhet rishikuar veprimtaria e këtyre organeve.

“Jam i keqardhur që KLGJ apo KLP nuk kanë marrë asnjë kontakt edhe pse i kemi vënë në dijeni në mënyrë zyrtare. Kjo tregon inaktivitetin e këtyre organeve të cilat duhen riparë. U bëj thirrje atyre që po merren me Reformën në Drejtësi që të rishikojnë institucionet përbërëse të saj”- tha Haxhia.

“Kupa është mbushur”- vijoi ai më tej duke deklaruar se në rast përsëritje të këtyre sjelljeve ndaj avokatëve, do të ketë një bojkot që mund të zgjasë me muaj.

“Klientët na kanë mbështetur. Shtyrja e seancës nuk i rëndon pozitat e tyre. Unë jam një votë në strukturën e Dhomës. Po them vetëm kaq, kupa është mbushur dhe nëse do ketë një rast tjetër të tillë nga pushteti gjyqësor ju garantoj se do të braktisim të gjithë proceset dhe jo për një një ditë apo një javë, por për muaj”- shtoi kreu i Dhomës së Avokatisë. Versus.al

Poll